E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy gra grinden për “pronësinë” e burrit

20/04/2010 Procedohet njëra për dhunë

DURRES- Dy gra janë grindur mes tyre duke përfunduar në polici për shkak të një sherri banal. 42-vjeçarja Marie S. lindur e banuese në lagjen numër 17 të qytetit ka shkuar në banesën e ish-të dashurit të saj dhe aty ka sharë e fyer një grua. Gruaja 42-vjeçare ka vajtur në këtë banesë rreth mbrëmjes e bindur se në shtëpi nuk ishte burri që ka pronësinë e apartamentit. Policia ka thënë se ndaj saj ka bërë kallëzim penal një grua nga Elbasani, e cila banon në këtë shtëpi. Sipas deklarimeve mësohet se gratë kanë hyrë në këtë sherr për shkak të xhelozisë. Shtetasja nga Elbasani që tashmë banon me ish të dashurin e gruas agresore ka akuzuar 42-vjeçaren se i ka thyer derën e jashtme me forcë. Veprimet e dhunshme në shkallën e pallatit kanë ardhur në kohën që nga brenda banesës është pohuar se nuk do i hapet dera shtetases Marie S. Kjo e ka revoltuar gruan, e cila kishte shkuar për t’u llafosur me ortaken e saj për marrëdhëniet që lidhen me mashkullin e shtëpisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›