E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situate alarmante

Forcat e ushtrise kane marre masat e nevojshme por sasia e ujit eshte i larte. Jemi ne fazen kritike pasi per 10 cm uji mund te kaloje mbi dige. Ky ishte alarmi qe percolli prefekti i qarkut te Lezhes Pal Dajci ne nje lidhje telefonike per Ora News.

Nderkohe forcat e shumta te policise ushtrise dhe banore te fshatit po ndihmojne per te forcuar argjinaturen e Torovices. Shtabi i Emergjences Civile me ne krye prefektin e qarkut te Lezhes Pal Dajci ka monitoruar situaten gjate gjithe kohes dhe me mjete te ushtrise po punon per mbushjen e saj per te mos lejuar te cahet.

Per kete situate tejet te veshtire prefekti theksoi se dhe kryeministri qe ka monitoruar zonen pak minuta me pare ka dhene alarmin qe banoret te moshuarit dhe femijet e vegjel te shkojne ne Komunen e Shengjinit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›