E Diel, 1 Nëntor 2026

U premtonte pune si kengetare iperdorte si prostituta ne Kosove

Operacioni Pranga Kudusi Okes kreu i nje grupi qe tentoi trafikimin e tre adoleshenteve

Kishte njohur dy vajza nga Lezha dhe nje nga Elbasani duke i mashtruar se do u gjente pune ne Kosove si kengetare ne lokale nate. Me ane te premtimeve te tilla ai ka arritur ti binde qe te shkonin me te por fati i mire qe policia ka arritur te marre kete informacion dhe te ndaloje trafikimin e tre vajzave te reja mes tyre nje e mitur 15-vjecare. Behet fjale per nje operacion te zhvilluar ne korrik te ketij viti kur u arrestuan tre persona por deri dje kreu i grupit vazhdonte te ishte i lire dhe ne tentative per te rekrutuar vajza te reja me qellim shfrytezimin e tyre per prostitucion. Megjithate planet e tij jane anuluar pasi seksioni kunder trafikut ne Drejtorine e Policise se Tiranes e ka vene ne pranga sapo ka hapur syte mengjesin e djeshem ne banesen e tij. Kudusi Oka 25 vjec nga Kukesi me banim ne Babrru i fshihej policise qe prej muajit korrik. Gjykata per Krimet e Renda kishte dhene masen e sigurise arrest me burg pasi kerkohej per trafik femrash por ai ishte fshehur. Ne keto kushte seksioni kunder trafiqeve ka marre informacion se ndodhej ne banese dhe ne mengjes ka mundur ta vendose ne pranga. Policia tha se ky eshte vazhdim i operacionit Premtimi i realizuar me 18 korrik te ketij viti kur u arrestuan Zylyftar Tare 26 vjec Ilir Saraci 26 vjec te dy nga Tirana dhe Agron Sinani 25 vjec nga Kukesi. Ne ate kohe u shpall ne kerkim edhe Kudusi Oka i cili ishte kreu i ketij grupi. Ata dyshohen se ne bashkepunim e ne periudha te ndryshme kane konsumuar elemente te vepres penale te trafikimit te femrave. Fale nje hetimi te ushtruar ne ngarkim te tyre ka rezultuar se Zylyftar Tare strehonte ne banesen e tij te ndodhur ne Linze te Tiranes tre vajza dy nga Lezha dhe nje nga Elbasani respektivisht te moshave 15 18 dhe 19 vjece. Ndersa transportimin e tyre nga Shqiperia drejt Kosoves e ushtronin ne bashkepunim me njeri-tjetrin Ilir Saraci Agron Sinani dhe Kudusi Oka me qellim shfrytezimin per prostitucion te tyre ne Kosove. Vajzave te reja u premtonin pune si kengetare ne lokale por ato duhej te vinin trupin ne funksion te fitimit te parave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›