E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasen dy banda vritet nje shqiptar

Itali

Nga perplasja e dy bandave rivale ka mbetur i vrare nje shqiptar ndersa dy te tjere u plagosen. Ngjarja ka ndodhur ne Milano naten vone duke gdhire dita e premte. Mediat italiane raportojne se ngjarja ka ndodhur ne provincen e Mornicos ne Serio. Perleshja me arme ka shperthyer mes tre personave qe ndodheshin brenda nje makine dhe disa personave te tjere. Per pasoje ka humbur jeten 26-vjecari Ervin Tafa ndersa dy te tjeret perkatesisht 24 dhe 27 vjec jane plagosur. Ata u derguan me urgjence ne spitalin rajonal dhe mbahen nen kujdesin e mjekeve te cilet kane thene se gjendja e tyre shendetesore eshte e rende. Policia eshte shprehur se ne kete perballje te bandave jane perdorur pushke dhe pistoleta dhe se dyshohet qe krimi ka ndodhur per shkak te larjes se hesapeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›