Autoritetet ngushellojne familjen e policit te vrare

Autoritetet e Kosoves kane ngushelluar sot familjen e Arben Sejdiut pjesetarit te Policise se Kosoves i cili u vra diten e djeshme ne Grabanice te Klines.
Ne mesazhin e ngushellimit te Bajram Rexhepit minister i Puneve te Brendshme thuhet Me pikellim te thelle mesova lajmin per vrasjen e djalit tuaj Arben Sejdiu i cili ishte pjesetar i Policise se Kosoves. Ky lajm tragjik jo vetem qe tronditi juve si familja e tij por edhe te gjitha institucionet e Republikes se Kosoves.
Vrasja qe ndodhi mbreme eshte shume e rende dhe eshte nje humbje e madhe jo vetem per ju familje e nderuar por edhe per qytetin e Klines dhe per gjithe Kosoven. Policia e Kosoves ka humbur nje pjesetar i cili punonte me besim per vendin dhe ne mbrojtje te rendit dhe ligjit.
Ne si Ministri e Puneve te Brendshme duke perfshire Policine e Kosoves do te bejme cmos qe ata qe kane kryer kete veper te rende te vihen para drejtesise.
Me nderim te thelle ne emer te Ministrise se Puneve te Brendshme duke perfshire te gjithe pjesetaret e Policise se Kosoves dhe ne emrin tim personal i shpreh ngushellimet me te sinqerta juve familjes se Arbenit thuhet ne telegramin e ministrit Rexhepi.
Familjen Sejdiu e ka ngushelluar edhe Reshat Maliqi drejtor i pergjithshem i Policise se Kosoves.
Trimeria bujaria devotshmeria dhe veprat e oficerit policor Arben Sejdiu gjithmone do te jene udherrefim per te gjithe ata qe jane ne sherbim te popullit. Une si drejtor i pergjithshem i Policise se Kosoves jap zotimin tim qe Policia e Kosoves do te beje te pamunduren qe ky rast te ndricohet dhe autoret e kesaj vepre makabre te dergohen para drejtesise. Ju lutemi pranoni ngushellimet e mia me te sinqerta thuhet nder te tjera ne telegramin ngushellues te drejtorit te Policise.