E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situate e tensionuar ne veri te Kosoves

Situata ne veri te Kosoves vazhdon te jete e tensionuar, ndersa masat e sigurise jane te shtuara.Komiteti per Sigurine ne Mitrovice u njoftua ne takimin e sotem per nje shperthim dhe te shtena qe kane ndodhur mbreme dhe ne mengjes.Megjithate Komiteti per Sigurine vlereson se situata eshte e qete dhe nen kontroll.Incidentet jane shenuar ne fshatin Zupc ne Mitrovice, ku eshte degjuar nje shperthim, ndersa sot ne mengjes jane degjuar te shtena nga drejtimi i Zveçanit.Komiteti per Sigurine ne Mitrovice vlereson se keto incidente nuk kane lidhje me ngjarjen e ndodhur ne lagjen “Kroi i Vitakut”, pak dite me pare, kur ne tentativen per te penguar punen ne rinovimin e shtepive te shqiptareve pati perleshje mes serbeve e shqiptareve si dhe te shtena me arme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›