Kosovë, Sarniç: Së shpejti njohje të reja të Kosovës nga vendet arabe
Prishtinë (start)-Ambasadori i Turqisë në Prishtinë Mustafa Sarniç, ka deklaruar se Turqia do të lobojë fuqishëm për njohjen e shtetit të Kosovës, ndërsa ka shtuar se, pas njohjes së Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që shumë shpejt të njëjtën gjë ta bëjnë vende të tjera arabe, si Katari, Jordani... etj.
“Pas njohjes së Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që shumë shpejt të njëjtën gjë ta bëjnë vende të tjera arabe, si Katari, Jordani”, ka thënë Sarniç, për të cilin sfida kryesore për të ardhmen e Kosovës, është ekonomia e dobët e saj.
Në një intervistë për gazetën “Zëri”, Sarniç deklaroi se Turqia jo vetëm që do të lobojë në vendet arabe, por ajo do të lobojë nëpër të gjitha vendet e botës që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që ta bëjnë atë sa më shpejt që të jetë e mundur.