Situatë e tensionuar në Mitrovicë
Mitrovicë (Start)-Pavarësisht se situata duket e qetë, ajo është mjaft e tensionuar. Ky është konstatimi që autoritetet kosovare kanë bërë pas analizës së sotme. Drejtori për Mbrojtje, Ylber Durmishi ka deklaruar sot se situata në qytetin verior paraqitet e tensionuar. Sipas tij, e diela është shoqëruar nga trazira që më në fund u finalizuan me një shpërthim në fshatin “Zupç” të Zveçanit, ndërsa të hënën në mëngjes janë dëgjuar të shtëna të njëpasnjëshme.
Përfaqësuesi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti, tha se përkundër incidenteve gjendja është nën kontroll. "Masat e sigurisë janë të shtuara në veri të Mitrovicës, për shkak të incidenteve që kanë ndodhur", tha ai.