E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra nuk eshte koha per te bere gare

Nuk eshte koha per te bere gare kush thote fjale me mallengjyese per Shkodren dhe kush eshte me patriot me llafe eshte koha per vendime te medha. shte koha per te shpetuar njerezit nga keto permbytje te medha dhe nga keto fatkeqesi te medha qe mund te kthehen ne fatkeqesi te medha me pasoja qe sot ne nuk jemi ne gjendje ti marrim me mend por qe pas disa muajsh pas pak vitesh mund ti kemi para syve tane

Nga Edi Rama

Kryetar i Partise Socialiste

Shkon nga Shkodra ne Lezhe ne Durres ne Fier me tutje ne Vlore. shte e njejta pamje dhe pa asnje dyshim lind i njejti problem madhor qe Shqiperiarrezikon te mocalizohet edhe njehere tjeter nga e para pasi eshte shkaterruar e gjithe infrastruktura mbrojtese dhe mbajtese perballe cdo lloj prurje shiu dhe uji. Ne qofte se nuk behet sot nje operacion radikal duke adresuar te gjitha fondet qe ka shteti per investime publike ne infrastrukture tek hapja pastrimi sistemimi i gjithe kanalizimeve vijave te kullimit ngritja dhe konsolidimi i gjithe argjinaturave proceset e pastrimit te lumenjve sistemimit te shtreterve dhe pyllezimit te territoreve te shkaterruara nga barbaria neser jo vetem qe do te jete shume vone ne raport me permbytjet qe po perseriten cdo vit e me shume por mund te gjendemi perball katastrofave me te medha. Sot nuk jemi ne kete pike lavdi zotit por neser mund te vijme ne ate pike. Prandaj eshte momenti per te nderhyre per te korrigjuar nje gabim historik te gjithe ketyre viteve sidomos viteve te fundit kur nuk eshte bere asgje tjeter vecse jane hedhur parate e popullit per shirita elektorale per te marre votat e per te vazhduar pastaj historine me vota te vjedhura me perfitime te paligjshme me korrupsion e me abuzime.

Ne duhet te gjithe se bashku te ndajme mendjen dhe te vendosim te nderhyjme tek themelet e shtetit qe po shkaterrohen jo vetem ne kuptimin institucional te institucioneve e te pushteteve te pavarura e te autonomive institucionale por ne kuptimin territorial. Po bien themelet qe mbajne vendin. Gjithe keto pamje qe shohim gjithe keto fatkeqesi njerezore qe ndeshim jane rezultat i njepermbytje e cila fare mire mund te perballohej ne rast se sistemet do ishin ne pune ne rast se gjithe infrastruktura do te ishte e gatshme per ti perballuar.

Shembulli qe sollen keta banore eshte fakt i pakundershtueshem. Ne rast se do ishin marre masat ne drejtim te kanalizimeve te argjinaturave te gjithe sistemit te mbrojtjes se tokes nga permbytja sot nuk do kishim permbytje dhe sot uji nuk do rrinte ketu. Po mocalizohet Shqiperia.

Ne jemi te gatshem qe te japim kontributin tone me mend dhe me vote per nje buxhet anti mocal anti permbytje anti shkaterrim dhe per ta kthyer vitin 2011 ne nje vit ku parate e popullit te vihen ne dispozicion te nje perpjekjeje te domosdoshme jetike per te mbrojtur popullin nga permbytjet dhe per te mbrojtur Shqiperine nga deme te llahtarshme nga miliona e dhjetera milion e ne qindra milion euro qe jane rezultat i mos investimit te shume me pak sesa kaq per nje fature krejt te pamerituar per njerezit.

Ne sot jemi ne kushtet kur e verteta kokeforte e gjendjes se vendit na vendos perballe dy rrugesh. Ose te vazhdohet ne rrugen qorre te Saliut i cili jo vetem ka deshtuar por po thellon humneren mes shqiptareve dhe mireqenies duke qene fajtor i drejtperdrejte dhe per keto permbytje e per kete mocalizim te Shqiperise ose te hapim nje rruge te re. Ne sot ketu nuk jemi per te thene se kjo rruge e re mund te hapet vetem po te jemi ne ne qeveri. Ne jemi ketu per te thene ok ne kete moment si opozite japim kontributin tone japim mend tona japim votat tona per nje plan kombetar anti permbytje per ta ndryshuar buxhetin. Nuk eshte koha per te bere gare kush thote fjale me mallengjyese per Shkodren dhe kush eshte me patriot me llafe eshte koha per vendime te medha. shte koha per te shpetuar njerezit nga keto permbytje te medha dhe nga keto fatkeqesi te medha qe mund te kthehen ne fatkeqesi te medha me pasoja qe sot ne nuk jemi ne gjendje ti marrim me mend por qe pas disa muajsh pas pak vitesh mund ti kemi para syve tane.

Kryesocialisti Edi Rama i shoqeruar nga kreu i grupit kuvendor te PS Gramoz Ruci si edhe nga deputetet Bashkim Fino Albert aci Ervin Koci kane qene sot prane zonave te permbytura ne Fier. Rama ka takuar banoret e zones nga ku ka pare nga afer situaten

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›