6 filma te rinj QKK perparesi prodhimeve artistike

Gjashtë filma artistikë do t’i shtohen kinematografisë shqiptare gjatë vitit 2011. Të paktën ky është synimi i Qëndrës Kombëtare të Kinematografisë e cila para pak kohësh ka miratuar projektet fituese të cilat do të përfitojnë financimin. Drejtori Artan Minarolli shpjegon se këtë vit është dhënë më shumë përparësi filmit artistik.
“Këta filma janë të gjithë në përgatitje e sipër dhe sigurisht do pak kohë, sepse filmi do një periudhë të gjatë kohore për t’u prodhuar, sidomos periudha e zhvillimit ku kineastët kërkojnë bashkëprodhime, kërkojnë fondacione të tjera. Filmi artistik është edhe gjinia kryesore që Qendra Kinematografike supozohet se do të mbështesë”- tha Artan Minarolli, drejtor i QKK-së.
Minarolli nuk bën publike shifrat e financimit të secilit projekt fitues, por thotë se nuk janë aspak të mjaftueshme për prodhimin e një filmi artistik.
“Unë jam një nga njerëzit që nuk merren me buxhetet e filmave. Duket sikur është një buxhet shumë i madh. Në të vërtetë mund të them se shifrat e buxheteve të filmave tanë janë shumë të vogla”- tha Minarolli.
Katër nga pelikulat e pritshme i takojnë emrave si Gjergj Xhuvani, Fatmir Koçi, regjisorit rus Kiri Srebrenko dhe Mark Topollaj, ndërsa dy filma, konsiderohen si vepra të para për regjisorët Robert Budina dhe Iriz Elezi.
Aurela Papadhima