Situatë kritike nga moti,policia:Ja akset e bllokuar

Qyteti i Kukesit i mbuluar nga bora
Situate e renduar ne gjithe vendin per shkak te perkeqesimit te kushteve te motit dhe reshjeve te dendura te bores qe kane pushtuar shume qarqe. NJ epjese e madhe e akseve rrugore jane te pakalueshme, nderkohe qe te tjera rekomandohet te kalohen me zinxhire nen rrota. Policia rekomandon që të evitohet në maksimum lëvizja e mjeteve të tonazhit të lartë në akset Rubik – Kukës – Morinë dhe Burrel – Bulqizë Peshkopi ndërsa i bën apel drejtuesve të automjeteve të përdorin zinxhirët.
Në qarkun Kukës:
Gjendja e akseve rrugore është si më poshtë:
aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
aksi Kukës – Krumë, i pakalueshëm,
aksi B.Curri – Qafë Morinë, i pakalueshëm,
aksi B.Curri – Fierz, i pakalueshëm,
aksi B.Curri – Valbonë, i pakalueshëm,
aksi Krumë – B. Curri, i pakalueshëm,
aksi Krum – Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
aksi Kukës – Topojan, i pakalueshëm,
aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm,
aksi Shëmri – Qafë Shllak, i pakalueshëm,
aksi rrugor Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm,
Trashësia e dëborës varion nga 80 cm në Kukës në 200 cm në Tropojë. Po punohet në vazhdimësi në bashkëpunim me entin pronar të rrugëve për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark, si dhe për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Po punohet me intensitet të lartë nga Shtabi i Emergjencave në Qark për t`u ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar nga dëbora.
- Në qarkun Dibër:
Gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:
aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren, i pakalueshëm,
aksi Krastë – Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,
aksi Peshkopi – Muhurr – Aras, i pakalueshëm,
aksi Arras – Zall Dardhë – Reç, i pakalueshëm,
aksi Stëblevë – Librazhd, i pakalueshëm,
aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm.
Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta dhe reshjet e borës janë intensive. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Shtabi i emergjencës po punon për t`u përgjigjur kërkesave dhe shqetësimeve të banorëve.
Në qarkun Shkodër:
Situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
aksi rrugor Shkodër – Mabe, i kalueshëm pa zinxhirë,
aksi rrugor Shkodër – Muriqan, i kalueshëm pa zinxhirë
aksi rrugor Shkodër – Koman, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Qaf Çelë – Pukë – Fushë Arrës, i pakalueshëm,
aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,
aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i pakalueshëm,
aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm pa zinxhirë,
akset Koplik – Razëm, i pakalueshëm,
aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,
aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierz, i pakalueshëm,
aksi Fushë Arrës – Iballë, i pakalueshëm.
Trashësia e dëborës ne zonat malore në rrethin e Pukës dhe të Malësisë së Madhe, arrin deri në mbi 2 m. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta , reshjet e dëborës janë intensive, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Vazhdohet të punohet nga Shtabi i emergjencës për të ndihmuar banorët.
- Në qarkun Lezhë:
Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore:
aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës, i pakalueshëm,
në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale ne rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve, për hedhjen e kripës dhe skorieve, kryesisht në Autostradë.
-Në qarkun Tiranë:
në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,
në drejtim të Dajtit, i kalueshëm pa zinxhirë,
Në qarkun Elbasan:
aksi Librazhd – Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
aksi Elbasan – Qafë Krrabë, i kalueshëm,
aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në qarkun Korçë:
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë të fortë, situata në akset rrugore paraqitet si vijon:
aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
aksi rrugor Boboshticë – Dardhë, i pakalueshëm,
aksi rrugor Korçë – Voskopojë, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi rrugor Korçë – Goricë, i kalueshëm me zinxhirë,
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Berat:
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Gjirokastër:
situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Vlorë:
Momentalisht ka reshje dëbore të përzier me reshje shiu në Llogora, situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
në aksin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.