E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nard Ndoka në koalicion me partitë e Topit dhe Spahiut

Share

Një parti e rëndësishme e spektrit të djathtë, ajo Demokristianë, shpall iniciativën për të bashkëpunuar me dy partitë e reja që pritet të shfaqen brenda të djathtës. Bëhet fjalë për partinë e Presidentit Bamir Topi dhe atë të Kreshnik Spahiut. Lajmin e bën të ditur GSH, e cila ka intervistuar kryetarin e demokristianëve, Nard Ndoka. Ky i fundit ka thënë se është i zhgënjyer nga dy partitë e mëdha dhe do bashkohet në atë që mund të pagëzohet si koalicioni i ri në politikën shqiptare. Pak më parë Ndoka u shpreh se kishte oferta për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike. Ai e la të hapur këtë mundësi. Por më vonë siç duket ka vendosur të jetë përkrah dy forcave të reja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›