E Hënë, 2 Nëntor 2026

Situatë normale në doganën e Qafë-Botës, por mbetet i pezulluar kalimi i mjeteve për qëllime tregtare

Një ditë pas operacionit të policisë greke, në pikën doganore të Qafë Botës, qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve vijon normalisht.

Përjashtim bëjnë mjetet që transportojnë mallra dhe që duhet të kalojnë në procedura doganore. Për kamionët dhe mjetet me ngarkesa tregtare, lëvizja është pezulluar përkohësisht.

Në aksionin e ditës së enjte, 13 punonjës të doganës Mavromati u vunë nën arrest të dyshuar për marrje ryshfeti dhe abuzim me detyrën në kuadër të një skeme të dyshuar të kontrabandës dhe shmangies së kontrolleve kufitare.

Ky zhvillim solli pezullimin e plotë për 5 orë të lëvizjes në doganë, ndërsa rivendosja e shërbimit të kalimit të automjeteve u bë me punonjës të rinj.

Gazetare: Heriselda Dyrmishi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›