E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nis rinumërimi për Durrësin, hapen 43 kuti nga 375 në total

Pas verifikimit të materialeve zgjedhore të 126 qendrave të votimit, ka nisur procesi i rinumërimit të plotë të votave për qarkun Durrës.

Nga 290 qendra votimi që i përkasin votimit brenda vendit, janë hapur 43 prej tyre, ku vihet re devijim votash mes subjekteve politike por edhe kandidatëve preferencialë, megjithëse në shifra të ulëta.

Në tabelën përmbledhëse, PD-së i janë hequr 5 vota të cilat i kishte përfituar në numërimin fillestar, ndërsa PS-së i janë 3 vota që ishin shënuar në procesverbalet e 11 majit.

Në total, për qarkun Durrës do të rinumërohen 375 kuti, nga ku 85 prej tyre i përkasin diasporës.

Gazetare: Jonida Omeri

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›