Sjellja e Jeremiç, BE-ja notë proteste Serbisë
Bruksel -Bashkimi Evropian po përgatit një notë proteste ndaj Beogradit zyrtar, për shkak të sjelljeve jo korrekte të ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremiç, ndaj shefit të Zyrës së BE-së në Beograd, Peter Sorensen. Në media është raportuar se edhe ndalimi i hyrjes për të ashtuquajturin ministër serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, në Kosovë, të ketë qenë një lloj hakmarrjeje ndaj Jeremiçit.
Përmbajtja e kësaj note do të formësohet gjatë ditëve në vijim, ndërsa ajo do t’i dorëzohet shefit të misionit të Serbisë në BE, në Bruksel, ose direkt në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë në Beograd, bën të ditur gazeta Dnevnik, cituar burime diplomatike.
Në ndërkohë, drejtori i përgjithshëm për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, bashkëpunëtori më i ngushtë i përfaqësuesit të lartë Javier Solana, Robert Cooper e ka informuar të premten mbrëma Komitetin për Politikë dhe Siguri në Bruksel për incidentin, ku rolin kryesor e kishte ministri serb Jeremç.
Disa shtete të BE-së, sipas kësaj gazete, kanë reaguar ashpër sapo janë informuar rreth këtij rasti, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ka shfaqur brengën për këtë rast. Kështu, konstaton kjo gazetë, mund të ndodhë që të hënën, në Bruksel, shefat e diplomacive të BE-së të arrijnë një qëndrim më të definuar ndaj këtij rasti.
Jeremiç e ka nënçmuar shefin e Zyrës së BE-së në Beograd – i cili i raporton direkt Solanën – në mënyrë arrogante dhe të pasjellshme, duke mos e lejuar atë të fliste gjatë takimit, ku ishte prezent edhe shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier. Madje, thuhet se Jeremiç edhe gjatë pjesës së mbetur të takimit, në mënyrë të dukshme e kishte injoruar Sorensenin.
Arsyet e sjelljes së tillë të Jeremiçit, interpretohen si përpjekje e Beogradit zyrtar që të demonstrojë se, rreth Kosovës do të bisedojë vetëm me përfaqësuesit e OKB-së. Megjithatë, konstaton kjo gazetë, pesha e incidentit është edhe më e madhe, sepse BE-ja e ka plotësuar kërkesën e Serbisë që në Beograd të mos hapet zyra për bashkëpunim me EULEX-in, por një zyre, që ndër të tjera do të kishte të bënte edhe me EULEX-in.
Sjellja e ministrit serb për zyrtarët e BE-së duket e pafalshme dhe e kundërt me premtimin e Beogradit se, “do të sillet në mënyrë konstruktive rreth vendosjes së misionit EULEX’. telegrafi/start
Sidoqoftë, në media është raportuar se edhe ndalimi i hyrjes për të ashtuquajturin ministër serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, në Kosovë, ka ardhur nga BE-ja, e cila ka inkurajuar institucionet e Kosovës të veprojnë asisoj. Ky thuhet të jetë një lloj hakmarrjeje ndaj veprimit të Jeremiqit. /telegrafi/start/