Liderët serbë në Kosovë: Serbët të përfshihen në FSK
Prishtinë - Liderët serbë të Kosovës u kanë bërë thirrje bashkëqytetarëve që sa më parë të rekrutohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjithsesi, situata në terren është e dyzuar. Një pjesë e serbëve të mbetur pa punë, i ka dërguar një ultimatum ministrit serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, se nëse Qeveria e Beogradit nuk u gjen punë ashtu siç u kishte premtuar ata do të rekrutohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Përfaqësuesi i serbëve të Rahovecit, Milorad Shoriç, i ka deklaruar agjencisë serbe të lajmeve BETA, se këta të rinj për shkak të kushteve të rënda ekonomike kanë paralajmëruar se do të futën në FSK dhe në Policinë e Kosovës ku edhe është i hapur një konkurs për 15 policë nga komuniteti serb.
Partitë politike serbe që veprojnë në Kosovë, janë pro inkuadrimit të këtij komuniteti në FSK. Kreu i Partisë Liberale të Pavarur, Slobodan Petroviç, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të rekrutohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai ka thënë se është më mirë të jenë pjesë e FSK-së se sa të mbesin jashtë saj.
Petroviçi ka theksuar se nuk ka asgjë të keqe të rekrutohesh në këtë forcë. Madje ai e ka siguruar komunitetin serb se kjo forcë do të jetë në shërbim të tyre edhe do të jetë një forcë e kontrolluar nga NATO-ja.