Klinton kërkon forcimin e marrëdhënieve SHBA-Kinë
Pekin - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i kërkoi Pekinit një forcim dhe zgjerim të marrëdhënieve me Uashingtonin. "Që në fillim të punës së administratës së re Obama, ne dëshirojmë të forcojmë dhe zgjerojmë marrëdhëniet tona'', i deklaroi Clinton homologut kinez, Yang Jiechi në fillim të takimit, citon AFP. Shefja e diplomacisë amerikane e cilësoi si të domosdoshme që dy fuqitë e planetit të bashkëpunojnë në fusha të rëndësishme si ajo ekonomike dhe e ndryshimeve klimaterike. "Në shekullin e 21-të ne do t'i bëjmë ballë një sërë sfidave të rëndësishme dhe urgjente'', theksoi Yang Jiechi.