E Diel, 1 Nëntor 2026

Sjellje të këqija të policëve në Presidencë

Policët e Kosovës, të cilët kryejnë detyrën e truprojave të Presidentes Atifete Jahjaga kanë vazhduar me sjellje të këqija ndaj gazetarëve.

Disa prej tyre e kanë marrë rolin e punëtorëve të Protokollit të Presidencës, duke iu treguar gazetarëve se ku e kanë vendin, kur në takim me Atifete Jahjagën ka qenë Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Madje, njëri prej ruajtësve të Presidentes ka shtyrë gazetarët, ndërsa është larguar vetëm atëherë kur gazetarët e kanë pyetur policin nëse dëshiron të bëhet lajm ai e jo takimi Jahjaga-Haradinaj.

Kjo nuk është herë e parë, kur policët e mbrojtjes së afërt kryejnë edhe detyra tjerë. Kur në Kosovë kishte ardhur Presidenti Bamir Topi, disa prej policëve që e ruajnë Presidenten e patën rrahur keq një qytetarë të Prishtinës, i cili kishte kërkuar të lirohet rruga.

Zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë thënë se do të fillojnë hetimet për policët që sillen keq në momentin që t’i kanë informacionet e plota nga të dëmtuarit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›