E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi nuk është ylli i vetëm i Barcelonës

Mesfushori Thiago Alcantara ka insistuar se Lionel Messi nuk është ylli i vetëm i Barcelonës, pasi mendon se edhe bashkëlojtarët Andres Iniesta dhe Xavi janë në nivel pothuajse të njëjtë me argjentinasin.

“Leo Messi është më i miri në botë, por ka edhe të tjerë që nuk janë aq të këqij. Njëri shënon gola, kurse të tjerët bëjnë pasimin e fundit. Nuk shoh shumë dallim mes Iniestës, Messit dhe Xavit”, deklaroi Thiago për ueb faqen zyrtare të Barcelonës.

Messi ka realizuar 26 gola në 20 paraqitje zyrtare për Barcelonën këtë stinor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›