E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt shtetit islamik

Sipas mediave ndërkombëtare, Gjykata Kushtetuese e Egjiptit ka mbështetur projektkushtetutën e re të vendit, e cila do të njihte ligjin islamik të sheriatit si burimin kryesor të legjislacionit të shtetit.

Projektkushtetuta pritet t’i dërgohet presidentit egjiptian, Mohammed Morsi, i cili pastaj pritet të shpallë një referendum për këtë çështje.

Aktualisht, Egjipti është një shtet laik dhe mundësia e shndërrimit të tij në një shtet islamik paraqet shqetësim serioz për komunitetin ndërkombëtar.

Kohëve të fundit çështjet fetare kanë fituar një rëndësi të madhe në jetën e vendit me 82 milionë banorë, menjëherë pasi që presidenti islamik i Egjiptit, Mohammed Morsi, përmes një dekreti i dha vetes fuqi të mëdha, të cilat i lejojnë atij edhe të drejtën e vetos ndaj vendimeve të parlamentit të vendit.

Si pasojë e këtij dekreti, në Egjipt po vazhdojnë protestat masive një pjesë të madhe të popullsisë së tubuar që po i kundërshton masat e presidentit Morsi, dhe anti-protestat e mbështetësve të Vëllazërisë Myslimane, të cilët i përkrahin ato.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›