Ska-Ndal Production shkon në Venedik

Pas prezantimit të parë si producentë dhe bashkautorë të filmit artistik të vitit 2009, "Muajt e Mjaltit" (Honeymoons), Ska-ndal Production në Venedik sërish përfaqësohet me një bashkëpunim - kësaj radhe me Indigo Film, nga Italia.
Ndryshe, filmi dokumentar "La Nave Dolce" është ideuar në verën e vitit 2010, nga kineasti shqiptar, Ilir Butka. Në qendër të rrëfimit janë shqiptarët që, më 7 gusht 1991, emigruan në Itali me anijen "Vlora", ndërkaq pjesë e tij, përveç Indigo Film, është edhe shtëpia filmike Apulia Film Commission.
Për ndryshim nga filmat tjerë me temë emigracionin masiv të shqiptarëve në Evropë në fillim të viteve të 90’a, “La Nave Dolce” është krijuar nga këndvështrimi i një italiani, dhe trajton disa prej protagonistëve të eksodit në ditët e sotme.