PSG, më i mirë se Milani

E ka vazhduar aty ku e kishte nisur, i njëjti kapacitet për të shënuar gol, me të njëjtën gjuhë të gjatë. Ky është Zlatan Ibrahimovic. Ai lojtari që ëndërronte që kur ishte fëmijë të luajtën ë Juventus, Inter, Milan, Barcelonë dhe Paris Saint-Germain. Për këtë nuk mund të befasohemi më.
Deklaratat e tij kontroverse kanë vazhduar edhe të shtunën mbrëma, kur debutoi me gol në fanellën e PSG-së, në barazimin 1:1 ndaj DC United. “Jam i lumtur, kam hyrë në një grup të ri futbollistësh, me një projekt ambicioz. Po punoj shumë për t’i gjetur mekanizmat e duhur.
Në Milan kam kaluar mirë, kam pasur momente të mira, por tash jam i koncentruar në aventurën time të re”, tha sulmuesi suedez. – “PSG më i mirë se Milani? Po, sepse Rossonerët më kanë humbur mua dhe Thiago Silvan”, përfundoi futbollisti me prejardhje boshnjake.