E Shtunë, 31 Tetor 2026

S'ka fitore për Juven, Lazio i afrohet

Juventus nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Parma. Juve u ndal në barazim 1 me 1. Andrea Pirlo kaloj mysafirët me një gol fantastik nga gjuajtja e lirë në minutën e 52. Sansone nuk lejoj fitoren për Juven duke shënuar për 1 me 1 në minutën e 78.

Lazio në anën tjetër e ka mposhtur Atalantën me rezultat 2 me 0. Floccari dhe Brivvio realizuan për romakët.

Pas kësaj jave, Juventus mbetet lider me 45 pikë të tubuara, ndërsa Lazio ka 42 pikë, 3 më pak se lideri./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›