E Shtunë, 31 Tetor 2026

Është Manchester United

Manchester United e ka fituar derbin e madh të futbollit anglez duke mposhtur Liverpoolin me rezultat 2 me 1. United kaloj në epërsi kur një asistim nga Evra, Van Persie e futi në rrjetë për 1 me Në pjesën e parë United pati edhe disa raste por që nuk arriti të shënoj.

Liverpool tjetër u pa në pjesën e dytë sidomos pas futjes në lojë të Daniel Sturridge.

Por vendasit arritën të shtojnë avantazhin kur Van Persie asitoj nga gjuajtja e lirë ndërsa Vidic shënoj për 2 me 0.

Liverpooli u kthye në lojë kur Sturridge shënoj për 2 me 1 në minutën e 57.

Mysafirët patën disa raste në fund të ndeshjes për të barazuar por që mbrojtja e United ishte në vendin e duhur. Pas kësaj fitoreje, United mbetet lider me 55 pikë të tubuara./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›