E Shtunë, 31 Tetor 2026

S'ka keçap, telefona, as coca-cola

Trajneri kontraverz i Sunderland, Paolo Di Canio ka vendosur rregulla tejet të ashpra për lojtarët e tij. Di Canio iu ka ndaluar disa gjëra lojtarëve të tij.

Për shembull lojtarët e Sunderland nuk kanë të drejtë të ushqehen me ushqime kalorike si keçap, majonez, ndërsa nuk kanë të drejtë të pijnë as kafe me sheqer.

Poashtu lojtarët nuk kanë të drejtë që të shuajnë etjen me koka kola. Telefonat për ta para ndeshjeve janë rreptësisht të ndaluar.

"Unë dua të jem një trajner i butë, por dua të kem rregulla të ashpra. Si trajner mendoj se duhet të ketë rregulla të veqanta nëse dëshiron të kesh situatën nën kontroll" ka thënë Di Canio./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›