"S'ka lidhje me Lezhën", Pjerin Ndreu i përgjigjet kundërshtarit, por nga nxitimi bën lapsusin: Stani jot e pordhosi...
Kryetari i bashkisë së Lezhës dhe kandidat për zgjedhjet e 14 majit, Pjerin Ndreu i është përgjigjur kundërshtarit Pashk Gjoni, i koalicionit "Bashkë Fitojmë", i cili shpesh thotë se Ndreu se lidh gjë me Lezhën.
Ndreu në një postim në rrjetet sociale i përgjigjet Gjonit, duke i treguar edhe lidhjet që ka në këtë qytet. Por si duket në nervozim apo nxitin e sipër Ndreu ka bërë një lapsus.
“...stani jotë e pordhosi këtë qytet dhe godinën e Bashkisë për 4 vite 2015-2019 si mos me keq!” shkruan Ndreu. Kryebashkiaku në vend që të shkruan “përdhos” shkruan “pordhos”.
Postimi i plotë:
Nje pergjigje e detyruar per doktorin!
I nderuar miku im Pashk Gjoni,
Te kam degjuar qe thua qe skam lidhje me Lezhen, nuk kam shtepi, nuk kam asnje njeri te aferm etj. Nuk mendoja se do lajthisje deri ketu sa te mos kesh memorien ne rregull!
-Bashke njihemi prej 31 vitesh sepse kemi punuar qe ne 1992 ne Komisariatin e Policise Lezhe, dhe shtepia ime ishte te lagjia “Gurra”. Duhet te pyesesh se duhet te kesh ndonje klient nga ajo lagje.
Femijet e mi kane lindur ne maternitetin e Lezhes, te pakten pyet koleget se ta thone, apo nuk flet me ta..?! ?
Shtepia ime eshte ne qender tek Lagjia”Beselidhja”, ngjite me shkollen “Gjergj Kastrioti” qe po behet e re..?. Mund te pyesesh ndonje nga stafi jot se me ka komshi!
Ne Ungrej, kam djemt e tezes se babes, Preng Mhilli ne qender, besoj e njeh?, ne Shenkolle e Rrile kam djemt e vajzat axhes, nipa e mbesa me shumice kudo, po keshtu ne qytet, Dajc te Zadrimes, ne Mabe, ne Balldre, Torovice, bile dhe nje nga ish-kryetaret qe te ben fresk ty e kam kusheri…??,
Me Lezhen pervec sa thashe me siper me lidhin 72 milion euro investime, sa 30 vite te marra se bashku, pasi stani jot e pordhosi kete qytet dhe godinen e Bashkise per 4 vite 2015-2019 si mos me keq!
Mirupafshim me 15 doktor, te shohim ate pergjigjen qe ke ti marak, kush do e marre..une apo ti? ??
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
