S'ka më bileta për Bayernin

Ardhja e Pep Guardiolës te Bayern Munchen e ka rritur dukshëm numrin e tifozëve që dëshirojnë të shikojnë këtë skuadër në stadium. Në tre ndeshjet e parë të Bayernit për këtë edicion nuk ka mbetur asnjë biletë e vetme.
Biletat për ndeshjen e Superkupës me Dortmund janë shitur që një kohë. Poashtu biletat për dy ndeshjet e para në Bundesliga janë shitur pak ditë pas daljes në treg.
Ndeshjet me Monchengladbach në "Allianz Arena" dhe ndeshja e dytë në Bundesliga ndaj Frankfurt i ka kompletuar shitjet e biletave të cilat thuhet të kenë qenë më çmime të fryera./Indeksonline/