E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giroud: Blejeni Luis Suarezin

Olivier Giroud i ka bërë thirrje skuadrës së Arsenalit që të sjellin në skuadër sulmuesin Luis Suarez. Sulmuesi francez ka thënë se do të krijonte një dyshe të frikshme me Suarezin.

"Suarez është një lojtar me të cilin do të mund të krijoja një dyshe perfekte në sulm. Unë preferoj blerjen e tij dhe nuk kam frikë nga konkurrenca nëse ai vije në Arsenal. Qëllimi ynë është që të kualifikohemi në Ligën e Kampionëvem andaj na duhen lojtarë të tillë" ka thënë Giroud./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›