Ska rinovim, Roben del në verë në ankand

Arjen Roben
Ylli holandez, Arjen Roben, i ka kushtuar Bajernit 24 milionë euro para dy vitesh, kur 28-vjeçari erdhi nga Reali i Madridit në vitin 2009. Ai nënshkroi një kontratë 4-vjeçare nën drejtimin e Van Galit, por pas dy vitesh ai duket se do të ndërrojë ambient. Roben kërkoi që Bajerni të parashtronte rinovimin për tri vite (2015) që në fillim të këtij viti pa përfunduar sezoni, por mesazhi i tij ra në vesh të shurdhët te krerët e klubit. Bisedimet me menaxherin e tij u lanë për në prill, por holandezi vazhdon të mbajë pezull kontratën. Arsyeja e këtij ngërçi nuk janë paratë, por dëshira për tu ndierë i rëndësishëm. Nëse një skuadër do të rinovojë, atëherë ai moment duhet të kishte ardhur. Nëse mendojnë për sezonin e ardhshëm, atëherë çdo lojtar ikën me parametra zero, tha Roben.