E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i basteve trondit Spanjën

Skandali i basteve ka goditur edhe Spanjën. Sipas mediave iberike, Liga ka kërkuar një hetim antikorrupsion për disa raste me ndeshje të dyshuara si të manipuluara. Mes takimeve të dyshuara është edhe humbja 3-0 e Espanjolit në shtëpi gjatë fundjavës përballë Sporting Gijonit, që rrezikon rënien nga kategoria. Sipas mediave spanjolle, autoritetet e futbollit në vend janë alarmuar prej zërave për baste të paligjshme që janë diskutuar për disa ndeshje të kampionatit elitar gjatë këtij sezoni, ndërsa në këtë çështje duket se janë përfshirë edhe disa lojtarë. Kjo nuk është hera e parë që Sporting Gijon përfshihet në takimet e dyshuara për paracaktim rezultati, pasi në sezonin 2009-2010 ata humbën me Rasing Santander, në javën që mbylli sezonin, duke iu dhënë mundësi këtyre të fundit që të mbijetonin mes më të mirëve. Ndeshjet kanë alarmuar edhe UEFA-n, madje mendohet se prej disa kohësh institucioni që drejton futbollin në kontinent po heton prej kohësh në lidhje me këtë çështje. Por, menjëherë pas lajmit të bujshëm, ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i Ligës Profesioniste në Spanjë, e cila nënvijëzonte se lajmi për skandal bastesh nuk është i vërtetë dhe nuk është kërkuar asnjë hetim për ndeshje si të dyshuara të trukuara.

Murinjo do Ibrën te Reali i Madridit
Reali i Madridit po përgatitet për të bërë një merkato mjaft aktive gjatë verës, por duket se është zbuluar se cili futbollist kryeson listën e dëshirave të Zhoze Murinjos. Bëhet fjalë pikërisht për Zlatan Ibrahimoviçin. Trajneri portugez e njeh shkëlqyeshëm bomberin, të cilin e ka drejtuar gjatë kohës që ishte në krye të Interit. Ndërkohë, sipas medias spanjolle, speciali e ka telefonuar sulmuesin duke i thënë: Je gati të vish te Reali? Përgatitu dhe unë do bëj të pamundurën për të të marrë. Në këmbim Reali mund të japë parà, por edhe Higuain. Sakaq, ekziston mundësia që në tratativë të futet edhe Kaka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›