Siti fiton në derbi dhe rimerr kryesimin

Man.Siti-M.Junajtid 1-0
Junajtid barazohet në krye të renditjes, por Siti ka golavarazhin më të mirë.
Mançester Siti ka fituar derbin me Mançester Junajtid, duke marrë tashmë kryesimin e kampionatit anglez, ndon-ëse me pikë të barabarta me djajtë e Fergusonit.
Ka mjaftuar një gol i Vinsent Kompani në fund të pjesës së parë që Siti ti festohet jo vetëm fitores në derbi, por edhe kryesimit të kampionatit kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi. Tashmë Siti dhe Junajtid kanë nga 83 pikë, por qytetarët kanë golavarazhin më të mirë (kujtojmë se në Angli fillimisht merret për bazë golavarazhi, pastaj ndeshjet direkte, por edhe në këtë të dytën Siti fiton pasi e ka mundur në të dyja takimet Junajtid). Pas tyre, me një diferencë të madhe, vjen Arsenali, me 66 pikë, Totenhemi dhe Njukastëlli me nga 62 pikë secila dhe Çelsi me 61 pikë. Kujtojmë se Mançester Siti e ka fituar vetëm 2 herë titullin kampion në Angli, në sezonin 19361937 dhe 19671968. Ferguson u besoi veteranëve Gigs dhe Skolls në takimin e djeshëm, por pikërisht këta dy të fundit e tradhtuan, pasi nuk ishin në nivelin e duhur për një ndeshje të këtij tipi. Dobët edhe portugezi Nani si dhe koreano-jugori Ji-Sun Park. Pas plot 44 vitesh, skuadra që përfaqëson në tërësi Mançesterin (faktikisht është skuadra e parë e qyteti, paçka se jo më e titulluara) është një hap larg fitimit të trofeut të tretë. Ndërkohë Junajtid e ka fituar 19 herë titullin kampion (190708, 191011, 195152, 195556, 195657, 196465, 196667, 199293, 199394, 199596, 199697, 199899, 199900, 200001, 200203, 200607, 200708, 200809 dhe 201011). Gjithsesi, duhet thënë se para se Siti të festojë, duhet tanimë që të marrë pikë të plota në dy ndeshjet e fundit të këtij sezoni, ndaj Njukastëllit dhe ndaj QPR-së, skuadër kjo që lufton për mbijetesë
Skeda
Man.Siti 1
M. Junajtid 0Shënues: Kompani 45
K.të verdhë: Kompani, Toure, De Jong/ Xhons, Karrik
Mançester Siti: Hart, Zabaleta, Kompani, Leskot, Klishi, Jaja Ture, Berri, D.Silva (Riçards 82), Tevez (De Jong 68), Nasri (Milner 90), Aguero. Trajner: Roberto Mançini
Mançester Junajtid: De Gea, Xhons, Ferdinand, Smolling, Evra, Nani (Jang 83), Karrik, Skolls (Valencia 78), Park (Uellbek 58), Gigs, Runi. Trajner: Aleks Ferguson.
Zyrtare, Podolski te Arsenali
Tashmë është zyrtare: Lukas Podolski nga sezoni i ardhshëm do të jetë lojtar i Arsenalit. Ndonëse detajet e kontratës janë mbajtur të fshehura, mësohet se shuma që topçinjtë kanë paguar për shërbimet e 26-vjeçarit është 10.9 milionë euro. Sulmuesi i Kombëtares gjermane u shpreh i kënaqur për këtë marrëveshje, duke shtuar se Arsenali i ofron mundësinë për kaluar një eksperiencë të madhe në arenën ndërkombëtare, pikërisht në Champions Ligue. Me blerjen e Podolskit nga Arsenali fuqizon sulmin, por me shumë gjasa do të largojë minimalisht sulmuesin Shamak.
Anglia zgjedh Roj Hoxhsonin si trajner
Do të jetë Roj Hoxhson dhe jo Harri Redknap, trajneri i ri i Anglisë. Lajmi nuk mund të quhet zyrtar, por trajneri i Uest Bromit ka shkuar për tu intervistuar në Federatën Angleze, shenjë e qartë se ai është i përzgjedhuri. Favoriti për këtë detyrë, Harri Redknap, duket se është lënë mënjanë. Vetë trajneri i Totenhemit shprehet se shanset për mua për të qenë trajner i Anglisë kanë marrë fund, por nuk kam pendesë për këtë. Nuk besoj se do të marr ndonjë telefonatë.
LEONARD KARAJ