E Diel, 1 Nëntor 2026

Skadimi i moratoriumit kercenon vazhdimin e negociatave te paqes

Ndertimet Palestinezet do ti braktisin bisedimet nese rifillojne ndertimet ne territorin e Bregut Perendimor

Moratoriumi 10-mujor i Izraelit qe rezultoi me pezullim te ndertimeve sipas planit te parashikuar skadoi te dielen ne mbremje ndersa ky proces kercenon te minoje bisedimet per paqe ne Lindjen e Mesme. Palestinezet kane thene se do ti braktisin bisedimet nese rifillojne ndertimet ne ate territor qe ata e kerkojne si pjese te atdheut te tyre te ardhshem. Presidenti palestinez Mahmud Abaz ne komentet e tij para Asamblese se Pergjithshme te OKB-se dje tha se mentaliteti izraelit i dominimit dhe ekspansionit po i shtyn palestinezet dhe Lindjen e Mesme drejt nje cikli dhune. Abaz u citua nga nje gazete arabe al-Hayat te kete thene se palestinezet do te largohen menjehere nga bisedimet e paqes ne qofte se Izraeli rifillon ndertimin e vendbanimeve te reja. Nga ana tjeter Shtetet e Bashkuara po i bejne presion Izraelit te zgjase moratoriumin nderkohe qe po perpiqen ti bindin palestinezet te mos largohen nga bisedimet e paqes. Deri tani perpjekjet per kompromis mes paleve nuk kane dhene rezultat. Qeveria izraelite eshte nen presion te forte nga elementet me radikale qe kerkojne rifillimin e ndertimeve. Kolonet hebrenj dhe perkrahesit e tyre i kane bere presion Kryeministrit Benjamin Netanjahu te mos miratoje zgjatje te kufizimeve. Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak ka thene ne nje interviste per BBC-ne se ishte nje shans 50-50 per nje marreveshje dhe se nese nje kompromis te mund te arrihet nje marreveshje e pergjithshme e paqes mund te jete e mundur brenda nje viti. Vendbanimet jane te shperndara ne te gjithe Bregun Perendimor ne nje territor qe palestinezet e quajne te tyrin te pushtuar nga Izraeli se bashku me Rripin e Gazes dhe Jerusalemin lindor gjate luftes se vitit 1967. Palestinezet thone se ekspansioni izraelit e veshtireson me tej krijimin e nje shteti funksional qe nuk eshte i copezuar nga lagje hebraike. Husam Zomlot zedhenes i ekipit negociues palestinez thote se nese Izraeli nuk i zgjat kufizimet e moratoriumit do te tregonte se ka hequr dore nga negociatat Jemi ne nje udhekryq historik. Nese ekspansioni makuteria territoriale izraelite dhe pazarlleqet politike vazhdojne te diktojne rrugen perpara dhe ti bejne sfide vullnetit palestinez dhe atij nderkombetar per nje marreveshje historike atehere Izraeli do tu kete kthyer shpinen bisedimeve. Ne nuk negociojme mbi termat e pezullimit te ndertimeve ne negociojme perfundimin e pushtimit izraelit dhe zhvendosjen e vendbanimeve te paligjshme. Qendrimi yne eshte i qarte. Nuk ka elasticitet kur eshte fjala te veprime te paligjshme ndash vjedhja e tokes duhet te ndale. Rreth 300 mije izraelite jetojne ne Bregun Perendimor prane nje popullate palestineze prej afro 2.5 milione vetash. 200 mije izraelite te tjere jetojne ne Jerusalemin lindor te cilin palestinezet e konsiderojne si kryeqytetin e atdheut te tyre te ardhshem. Kufizimet ne ndertime nuk perfshijne Jerusalemin lindor me gjithe kembenguljen e palestinezeve qe ndertimet te pezullohen edhe ne ate zone.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›