E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta e Dumrese vlen 3 miliarde USD

Amerikanet e Sky Petroleum zbulojne vendburime me 875 milione fuci me nafte

Nuk kaloi shume nga marreveshja me Ministrine e Ekonomise dhe Tregtise per eksplorimin e zones se Dumrese ne Rrethin e Elbasanit dhe Sky Petroleum del ne perfundimin se disa blloqe jane te pasura me nafte. Kompania amerikane kishte kontraktuar nje shoqeri te njohur konsulence ne fushen e karburanteve McKinsey e cila pas nje studimi te blloqeve 4 dhe 5 ne Dumre vlereson se ka nje pasuri nafte qe shkon ne rreth 875 milione fuci vlera e se ciles mund te arrije deri ne 3 miliarde dollare. Kompania kishte firmosur kete vit nje marreveshje koncesioni me Ministrine e Ekonomise kundrejt planit per zhvillimin e zones permes investimeve dhe nxjerrjes se naftes.

Raporti vlereson se keto blloqe kane nje rezerve te mundshme prej rreth 875 milione fucish me nje perqindje suksesi prej rreth 24 perqindesh qe perkthehet ne rezerva te mundshme prej 220 milione fucish ben te ditur portali karburant.com.

Ndersa ne faqen zyrtare te kompanise amerikane e cila shtrihet edhe ne Dubai thuhet se vlera e mundshme e tregut e ketyre rezervave eshte nga 1 deri ne 3 miliarde dollare bazuar ne nje fitim prej 10-30 dollaresh per fuci si dhe bazuar ne nje vlere neto aktuale prej 2.1 miliarde dollaresh.

Zbulimi i pasur

Sipas studimeve te kryera rezulton se ka rezerva te konsiderueshme ne keto blloqe nafte. Keto studime jane realizuar ne bashkepunim me Agjencine Kombetare te Burimeve Natyrore AKBN si dhe ne baze te studimeve te meparshme te shoqerise se njohur austriake te naftes OMV.

Ky raport perforcon faktin se perpjekjet tona ne Shqiperi kane themele te forta si dhe do te jene te rendesishme per popullin e Shqiperise si dhe per aksioneret tane. Gjithashtu ne jemi ne procesin e perfundimit te planit tone operacional te cilin do ta paraqesim se shpejti prane AKBN deklaroi Karim Jobanputra drejtor i pergjithshem i Sky Petroleum.

Marreveshja e kerkimit

Kompania Sky Petroleum ka te drejtat ekskluzive sipas Kontrates se Ndarjes se Prodhimit KNP ne tre blloqet e mesiperme te shfrytezimit qe arrijne ne rreth 5000 kilometra katrore dhe qe perfaqesojne rreth 20 per qind te siperfaqes se tokes se Shqiperise. Pervec te drejtave te shfrytezimit kompania do te kete akses ne te dhena sizmike 2-D ne me shume se 1200 kilometra. KNP ka nje mandat shtatevjecar me tre periudha shfrytezimi. Me zbulimin e gazit te tregtueshem marreveshja lejon zhvillimin dhe prodhimin per nje periudhe 25-vjecare plus zgjatjes ne zgjedhje te kompanise.

Burimet e naftes

Blloku kater ndodhet ne Shqiperine Juglindore ne kufi me Greqine. Blloku i shfrytezimit mbulon nje siperfaqe prej rreth 2264 kilometra katroresh. Blloku ka kater zona te identifikuara me rezerva te mundshme totale te perllogaritura prej 350 milione fucish ndersa blloku pese ndodhet ne jugperendim te Shqiperise afer Detit Adriatik dhe mbulon nje siperfaqe prej rreth 2076 kilometra katroresh. Blloku ka nje total prej pese zonash te identifikuara me rezerva te mundshme totale te perllogaritura prej 375 milione fucish.

Blloku Dumre ndodhet ne veri te fushes naftembajtese te Kucoves dhe mbulon nje siperfaqe prej rreth 623 kilometra katroresh. Bazuar ne zbulime te ngjashme vleresohet se zona e Dumrese permban rreth 500-700 milione fuci nafte.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›