E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skafet, PD nuk ka kuorumin në Kuvend për votim

Deputeti i PD Osman Metalla

Mazhoranca për të disatën herë nuk arrin që të ketë kuorumin e nevojshëm në Kuvend për të filluar seancat plenare. Koalicioni i djathtë ka pasur më pak se 71 deputetë të pranishëm dje në Kuvend dhe vetëm falë vendimit të PS-së për të marrë pjesë në votim, ka bërë që seance të shkonte normalisht. Nga numërimi rezulton se të pranishëm kanë qenë 53 deputetë. Si pasojë e frikës nga një largim i opozitës para se të fillonte votimi, Partia Demokratike kërkoi tërheqjen e nismës së PS-së e cila pritej që të hidhej dje për votim. Sipas Rregullores së Kuvendit,  ligjet, vendimet, deklaratat dhe rezolutat konsiderohen të miratuara nga Kuvendi kur për to kanë votuar pro shumica e deputetëve, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit, me përjashtim të rasteve kur në Kushtetutë parashikohet shumicë e cilësuar për miratimin e tyre. Përpara çdo votimi, drejtuesi i seancës plenare verifikon numrin e deputetëve të pranishëm në sallë. Por, drejtuesi i seancës, në çdo kohë, si dhe kur kjo kërkohet nga të paktën 7 deputetë, verifikon nëse në sallë është i pranishëm numri i kërkuar i deputetëve.  Kur mungon numri i kërkuar i deputetëve për marrjen e vendimit, drejtuesi i seancës shtyn seancën për 60 minuta dhe në rast se edhe pas kësaj kohe nuk arrihet numri i kërkuar, e anulon atë. Në rast anulimi, drejtuesi i seancës plenare përcakton ditën e nesërme, me kusht që ajo të mos jetë ditë pushimi, si ditë në të cilën Kuvendi do të mblidhet me të njëjtin rend dite.

Moratoriumi

Demokratët tërhiqen pjesërisht nga qëndrimi i tyre për të mos hequr moratoriumin e mjeteve motorike lundruese. Tre deputetët e koalicionit të djathtë, Osman Metalla. Dashamir Tahiri dhe Lefter Koka paraqitën dje në seancë plenare amendamentet të cilat lejojnë lundrimin e shtetasve shqiptarë të mjeteve me vela dhe të jahteve. Ndryshimet do të diskutohen javën e ardhshme në komisionet parlamentare për të kaluar në seancë plenare për votim. Nisma e deputetëve të koalicionit të djathtë erdhi pas nismës së socialistëve për të hequr tërësisht moratoriumin e mjeteve motorike lundruese. Një nga firmëtarët e amendamentit të ri,deputeti i Partisë Demokratike, Osman Metalla , theksoi se ndryshimet synojnë krijimin e kushteve të përshtatshme në prag të sezonit turistik. Tashmë ne vijmë me një nismë tjetër ligjor, me një amendim që duam ti bëjmë ligjit të moratoriumit të skafeve, duke përjashtuar nga efektet e këtij moratoriumi qoftë mjetet me vela, qoftë jahtet. Për sa i përket mjeteve me vela, këto kanë qenë të përfshira në moratorium për vetë faktin se pavarësisht se janë mjete me vela, këto kanë dhe një motor. Janë dy ndryshime të rëndësishme që vijnë në një kohë krejtësisht të përshtatshme, në prag të sezonit turistik,  u shpreh Metalla. Demokratët shprehen kundër heqjes së moratoriumit, duke argumentuar se një nismë e tillë është vlerësuar nga ndërkombëtare dhe ka dhënë rezultate në parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike. Por, përfaqësuesit e opozitës shprehen të zhgënjyer nga qëndrimi i deputetëve të djathtë të cilët refuzojnë që të heqin tërësisht moratoriumin. Për nismëtarin e kërkesës së socialistëve për heqjen e moratoriumit , Artan Gaçi, propozimet  e demokratëve për të hequr nga kufizimi vetëm jahtet dhe mjetet me vela është jo i plotë. Për herë të parë pas 7 muajsh rezistence primitive nga ana e mazhorancës me akuza banale, siç ishin skafo-deputetët, rikthimi i Otrantos dhe trafikut, e kuptuan rëndësinë e shfuqizimit të këtij moratoriumi, gjetën kurajon për të pranuar pjesërisht propozimet e grupit parlamentar të PS. Do japim kontributin tonë që kjo zbutje ti vlejë një grupi sa më të gjerë shqiptarësh”, tha deputeti  i PS-së Artan Gaçi. Sipas propozimit të PS-së, në kushtet e  pajisjes së shtetasve shqiptarë me letërnjoftime e pasaporta biometrike, liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptare, si dhe identifikimit elektronik e dixhital në pikat e kalimit kufitar, mundësia e lëvizjeve klandestine është thuajse zeruar, por moratoriumi ka rezultuar i dështuar në parandalimin e trafikut të narkotikëve. Në këto kushte, grupi parlamentar socialist shprehet se ligji e ka humbur funksionin e tij dhe po penalizon shtetasit shqiptarë duke bllokuar turizmin dhe zhvillimin e gjithë infrastrukturës lidhur me mjetet lundruese si portet, pontilet, barkat me vendet e tregtimit dhe riparimit të tyre, shkollat nautike etj.

 Kërkesa e PS për amendimin e ligjit

Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Lënda: Amendim

Bazuar në piken1 të nenit 81 të Kushtetutës kërkojmë:

1. Shfuqizimin e ligjit  Nr. 9509, datë 03/04/2006 Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë.

I ndryshuar datë 04/02/2010 nr. 10220

Artan Gaçi

Deputet i Grupit Parlamentar Socialist

Moratoriumi i skafeve, debate në Kuvend

Topalli: Kemi pasur ligjin për shfuqizimin e moratoriumit. Në fakt, sot tre deputetë kanë depozituar një amendament,  Osman Metalla, Lefter Koka, Dashamir Tahiri të cilët kërkojnë dy ndryshime dhe kryetari i grupit të PD-së kërkon që këto ndryshime ti rikthehen Komisionit të Ligjeve dhe Integrimit meqenëse e kanë mbyllur diskutimin.

Ruçi: Ju kërkoj, që ashtu sikur keni premtuar ditën e parë që jeni ulur aty, të ishit garatante e rregullores së parlamentit dhe avokatja e opozitës . Të paktën tia themi publikut se sot mazhoranca nuk ka kuorum për të zhvilluar seancën ndaj hiqet nisma e opozitës. Kjo është arsyeja e vërtetë.

Paloka: Janë paraqitur disa ndryshime që në fakt janë në favor të nismës së PS-së. Sepse ndryshe nga qëndrimi qe ne kemi mbajtur, amendamentet kërkojnë një lloj zbutje. Duke pasur parasysh këtë fakt, që amendamentet janë në favor të nismës së deputetëve socialistë, vendosëm që amendamentet të kalojnë fillimisht në Komisionin e Ligjeve para se të kalojmë në seancë. Pra, qëllimi ka qenë pozitiv, por me sa duket PS-ja është mësuar që çdo gjë që ne bëjmë ta kundërshtojë, edhe kur është në të mirë të tyre.

Topalli: Siç ju kam premtuar nga dita e parë deri ditën e fundit, unë vetëm avokatja juaj jam. Unë do të isha shumë e fyer nëse vetëm një sekondë do ju shkonte mendja se unë nuk mund të jem avokatja juaj. Ju e dini në fakt, vetëm sguxoni me e thënë.

Foto lajm

Seancat plenare janë bërë të mërzitshme edhe për vetë deputetët, ndonëse kanë një pagë të kënaqshme. Me zhvendosjen e 60 minutëshit të diskutimit të lirë pas votimit, ka humbur edhe rëndësia e tij, edhe pse është programuar që deputetët të diskutojnë problematikat me të cilat përballen zonat e tyre. Vetë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka kthyer në një rutinë që ti kërkojë nënkryetarit Ardian Turku që të drejtojë diskutimet e lira dhe vetë të largohet bashkë me pjesën më të madhe të deputetëve. Në seancën e djeshme, dy fjalimet e fundit u ndoqën vetëm nga dy deputetë dhe nënkryetari Turku në rolin e drejtuesit. Gjatë fjalimit të deputetit të deputetit Sybi Hida, në sallë ishin të

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›