E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madonna fërshëllehet në San Siro

Madonna në koncertin e saj live në San Siro

MILANO – Madonna është pritur me fërshëllima në stadiumin San Siro të Milanos në Itali. O sepse muzika në sfond e kishte ndezur ca më parë publikun, o ngaqë Madonna është mësuar të vonohet e ta bëjë publiku të presë nëpër koncerte. Por  publiku i San Siros nuk duroi më. Një parantezë prej më se një ore, e cila ia humbi atij durimin dhe e bëri të prishë paqen me divën me origjinë edhe italiane. Kur sapo ajo u shfaq në skenë nisën fërshëllimat. Por më pas gjithçka ndryshoi, kur Madonna përshendeti dhe falenderoi italianët që do it better (dinë ta bëjnë më mirë). E thotë këtë me një sens pervers, duke hapur këmbët, e duke buzëqeshur. Duke menduar ndoshta, se si e njëjta frazë, e shkruar në bluzën e saj në vitet 80, përbënte skandal.

Koncerti live i 54-vjeçares për publikun milanez u shoqërua nga një artileri e rëndë skenike me efekte të forta, kostumografi dhe skenë të ndërtuara mes së shkuarës dhe të ardhmes, mes dansit dhe interpretimeve të reja të zërit të saj.

(M.A.)


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›