"S'kam informacion zyrtar, inspektim ne vendngjarje"
Ne linje telefonike, kryetari i komunes se Fanit, Gergj Prenga, thote se ne komune nuk ka asnje informacion zyrtar per kete problem. "Por, meqenese ne te gjithe opinionin e zones gjithnje e me shume po flitet per nje fakt te tille, ne jemi te detyruar qe diten e hene (sot), te cojme aty njerezit tane per te bere verifikimet e vendit te ngjarjes", shprehet Prenga per gazeten "KJ". Sipas tij eshte e vertete qe ne ate vend gjenden rrenojat e nje kalaje shume te njohur dhe nuk eshte cudi qe aq shume prane saj te ndodheshin edhe objekte historike. "Ështe shkelje e rende nese me te vertete jane gjetur materiale te tilla dhe jane mbajtur sekret. Ne do te bejme te pamunduren per te verifikuar kete rast, por e vertete eshte se ne nuk kemi specialiste perkates te kesaj fushe. Per kete duhet te alarmohen strukturat e posacme qe merren me ruajtjen e trashegimise kulturore dhe historike te vendit tone", perfundoi kryekomunari Prenga. Po keshtu edhe ne bashki apo prefekture, mesohet se kjo ngjarje nuk eshte raportuar, veprim qe perben nje krim ndaj vlerave historike kombetare. Vetem inspektimi ne zone do te zbardhe te verteten e shpelles ne Fan te Mirdites, ndersa priten edhe specialiste nga Instituti i Monumenteve apo te fushes se arkeologjise.