E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali Blagojevich: Stafi i Obames i rekomandoi emerimet

Nje stuhi e vertete po bie ndaj Rahm Emanuel, shefi i kabinetit te Barak Obama. Sic ben te ditur "Chicago Tribune", ai ka folur disa here me Rod Blagojevich, guvernatori i Illinois i arrestuar pasi tentoi te shiste vendin e lene bosh ne Senat nga presidenti i ri. Sipas burimit, Emanuel i ka rekomanduar guvernatorit disa emra "te pranueshem" per te zevendesuar Obamen. Kontaktet e tilla jane te zakonshme midis zyrtareve partiake, kur duhet te mbushet nje vend vakant politik. Por nuk eshte bere akoma e ditur nese komunikimi eshte bere permes thirrjeve direkte telefonike. Nje burim ka konfirmuar per te perditshmen amerikane se komunikimet telefonike mes Blagojevich dhe krahut te djathte te Obames jane regjistruar dhe jane ne duart e gjykates. Nderkohe qe nje burim tjeter ka deklaruar se kontaktet mes stafit te Obames dhe guvernatorit te Illinois filluan te shtunen qe ishte para zgjedhjeve presidenciale, kur Emanuel beri nje telefonate ne celularin e John Harris, shef i kabinetit te Blagojevich, per te diskutuar pikerisht mbi vendin e Senatit qe pritej te mbetej bosh. Ndihmesit e Obames kane thene privatisht se Emanuel nuk ka qene i angazhuar ne arritjen e ndonje marreveshjeje me Blagojevich-in. Gjykata federale eshte duke shikuar natyren ekzakte te kontakteve te Emanuel-it me zyren e guvernatorit. Emanuel-i nuk eshte akuzuar per ndonje keqberje nga prokuroret federale.

Guvernatori i Illionisit, Rod Blagojevich, u arrestua te marten me akuza se ka konspiruar te shese apo te tregtoje me ulesen e Senatit te SHBA-se, te lene te zbrazet nga presidenti i sapozgjedhur Barak Obama, atij qe paguan me shume.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›