E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Agresori te marre ndeshkimin e merituar

Tirane- Kryeministri Sali Berisha denoi dje ngjarjen qe coi ne plagosjen e mjekut Agron Ylli, ne kliniken e tij private, ku mori tre plage ne pjese te ndryshme te trupit. Zyra e shtypit te Kryeministrit kumtoi reagimin e Berishes: "Kryeministri Sali Berisha denon me ashpersine me te madhe aktin e shemtuar dhe kriminal te kryer dje ndaj mjekut, profesor i asociuar Agron Ylli". Me tej, kryeministri i uron sherim te shpejte Yllit, ndersa kerkon "nga institucionet perkatese qe agresori te marre ndeshkimin e merituar".

Po dje ka reaguar edhe Partia Socialiste, e cila beri pergjegjese qeverine per fenomenet qe po ndodhin ne mjekesi, ku mjeket plagosen per shkak te politikave diskriminuese te sektorin e shendetesise. Pas nje vizite ne Spitalin Ushtarak tek mjeku i plagosur Agron Ylli, Kryetari i Asamblese Kombetare, Gramoz Ruci dhe Kryetarja e Grupit Kuvendor te deputeteve socialiste, Valentina Leskaj, kane vizituar ne Spitalin Ushtarak ne oret e mengjesit te djeshem, mjekun e plagosur Agron Ylli. "Goditja e bluzave te bardha po kthehet ne nje fenomen shume shqetesues per te gjithe", u shpreh Ruci, i cili vuri theksin tek fakti se ne 6 muaj jane goditur tre mjeke.

Ngjarja ndodhi dy dite me pare, ne zonen e "Shallvareve", ku mjeku endokrinolog Agron Ylli ishte duke punuar ne kliniken e tij private. Sipas policise, autori kishte derguar gruan e tij per vizite te mjeku. "I arrestuari dhe mjeku jane perfshire ne nje debat me fjale, por me pas 35-vjecari ka nxjerre nje thike dhe e ka qelluar mjekun dy here ne zonen e ijes"- thane burimet policore. Mjeku 50-vjecar ka rene pertoke i gjakosur e me pas eshte transportuar me urgjence ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku ndodhet jashte rrezikut per jeten. Pas ngjarjes eshte arrestuar autori i dyshuar, 35-vjecari Bujar Valiasi.

Nga te dhenat e para hetimore, u zbardh se i dyshuari ka pasur nje debat te ashper me mjekun para se te ndodhte plagosja, dyshohet per pretendimin se mjeku nuk po jepte raport qe e shoqja e Valiasit te futej ne skemen e ndihmes financiare te permuajshme KEMP-i. Mjeku Agron Ylli ka qene me pare per disa vite shef i Repartit te Endokrinologjise ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", ne kryeqytet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›