Skandali “Berluskoni”, vijojnë akuzat për kryeministrin
"Ditët e fundit shtypi ka botuar deklarata publike dhe rindërtime ngjarjesh që janë të padrejta dhe shpifëse kundrejt meje. Do t'i përgjigjem secilës prej tyre me veprime përpara drejtësisë", shkruante D’Addario në një komunikatë të bërë publike nga avokatja e saj Maria Pia Vigilante.
''Kam mësuar gjithashtu se ministri i Punëve të Jashtme, Franco Frattini ka pohuar se disa vajza shoqërimi janë paguar nga gazetarët me qëllim që të 'bëjnë akuza false kundër Silvio Berlusconit'. Nëse më referohet mua, këmbëngul sërish të bëj një përgënjeshtrim të vendosur dhe e ftoj ministrin të sjellë prova për deklaratat e tij, ose në rast të kundërt të mos përfshihet", vijonte Patrizia D'Addario.
Dje në mbrëmje, Frattini tha për BBC-në se "janë gazetarët ata që e kanë paguar këtë vajzë shoqërimi, këtë prostitutë që të bëjë deklarata publike kundër kryetarit të qeverisë. Të paguash dikë për të bërë deklarata është një sjellje imorale", sipas pohimeve të tij.
D''Addario tha se ajo i regjistronte të gjitha bisedat e saj me klientët. Këto regjistrime i kanë kaluar gjykatës që po heton mbi një sipërmarrës në Bari (jug) i paditur për korrupsion dhe që mund të ketë paguar vajza shoqërimi për të marrë pjesë në festat e organizuara në shtëpinë e Silvio Berlusconit.
E përjavshmja e majtë "L''Espresso" ka botuar ditët e fundit pjesë audio të këtyre bisedave mes Patrizia D'Addarios dhe Silvio Berlusconit gjatë natës që ata kishin kaluar së bashku në fund të vitit të shkuar.
Shefi i qeverisë e pranoi të mërkurën se nuk "ishte shenjtor" dhe se në shtëpinë e tij "shkonin jo vetëm kryetarë shtetesh dhe qeverish por edhe aktore të reja".