Malaj: Mos hapja e “Beratit”, cenon institucionet
“Standarde te zgjedhjeve me kuti të mbyllura nuk mund të ketë. Kjo mund të na mbyllë qoftë edhe përkohësisht optimizmin tonë për integrimin evropian”, ka deklaruar Malaj. Ai shtoi më tej, se koha në dispozicion deri në shtator për krijimin e qeverisë së re, krijon hapësira të plota që apelimi të jetë sa më transparent dhe të mos ketë asnjë ngutje.
“Respektimi i vendimeve të gjyqësorit është shumë i rëndësishëm por pavarësia e gjyqësorit dhe standardet e zgjedhjeve janë jetike për të ardhmen evropiane të vendit”, vijon deklarata e Malajt. Ai tha se mos hapja e të kutive të Beratit cenon rëndë vlerësimin për pavarësinë e institucioneve të apelimit të zgjedhjeve.