E Diel, 1 Nëntor 2026

Angli, pandemia e gripit të derrit dyfishon numrin e të prekurve

Londër, 23 korrik NOA-Dyfishohet në Angli numri i të infektuarve nga gripi i derrit AH1N1.

Agjensia angleze e lajmeve Reuters, njoftoi sot se ky numër ka shkuar në 100 mijë persona.

Vetëm javën e shkuar,  në Angli u regjistruan rreth 55 mijë raste të reja të infektuara me virusin H1N1, ku pjesa më e madhe e tyre shfaqën simptoma të lehta , thekson agjensia.

Bilanci i viktimave që nga rënia e epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar është 31 të vdekur.

m.i/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›