E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali FIFA pezullon dy anetare

FIFA ka pezulluar dy anetaret e Komitetit Ekzekutiv te saj te cilet u perfshine ne skandalin e shitjes se votave qe do te vendosin se cili vend do te organizoje Boterorin 2018 dhe ate te vitit 2022. Lajmi eshte konfirmuar nga Kimisioni i Etikes ne FIFA qe ka pezulluar nga cdo aktivitet sportiv presidentin e Konfederates se Oqeanise Reynald Tamarii dhe presidentin e federates se Nigerise Amos Adamu.

Keta te dy akuzohen se jane shprehur te gatshem te shesin voten e tyre pas investigimit te gazetes angleze Sunday Times reporteret e se ciles kontaktuan presidentet duke u paraqitur si mbeshtetes se kandidatures se Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te marre organizimin e Boterorit 2018 apo ate te vitit 2022.

Vendimi per pezullimin provizor te ketyre funksionareve e plotesisht i justifikuar dhe nuk duhet te vihet ne diskutim. Jemi te vendosur te veprojme me tolerance zero ndaj cdo thyerje te kodit etik ka bere te ditur kryetari i Komisionit te Etikes ne FIFA.

Anetaret e pezulluar nuk do te marrin pjese ne mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv te 2 dhjetorit ku FIFA do te vendose se cili vend do te organizoje boterorin 2018 dhe ate te vitit 2022 ku per te parin kandidat jane Anglia Rusia Spanja me Portugaline dhe Belgjika me Hollaneden ndersa per te dytin kandidojne Japonia Korea e Jugut Shtetet e Bashkuara Australia dhe Katari.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›