E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali Fox Hammond minister i Mbrojtjes

Kryeministri Britanik  David Cameron  emëron Filip Hammond sekreatrin e transportit në  postin e Sekretarit të mbrojtjes. Vetëm një ditë më parë  50-vjecari, Liam Fox dha të dorëheqjen nga ky post pas presionit të jashtëzakonshëm parlamentar e pas akuzave për favorizim të jashtëligjshëm.  

Megjithë popullaritetin e Fox sidomos në rradhët  e partisë së tij  nuk kishte si Fox  të mos dorëzohej përballë presionit  edhe  të medias.  Nuk kaloi ditë që shtypi vendas të mos raportonte të tjera detaje të marrëdhënies së çuditshme të veprimtarisë lobiste, miqësisë private, interesave të biznesit dhe politikës së djathtë konservatore në  ministrinë e drejtësisë.

Liam Foxi kishte futur në rrethin më të brendshëm të Ministrisë së tij një njeri, i cili nuk kishte aty asnjë funksion, që nuk ishte as ekspert i njohur mbrojtjeje, as ish-ushtarak, por vetëm thjesht një mik privat - dëshmitar në martesën e Fox-it para disa vjetëve. Adam Uerrity nuk kishte asnjë lloj funksioni - as në parlament, as në qeveri dhe as vetë në ministry ndërsa shpërndante kartëvizita si këshilltar i Ministrit.  

Sipas opozitës  labuzriste  kjo  përbente  një shkelje e rregullave në bazë të të cilave duhet të funksionojnë ministritë, ku  një person privat pa post pati akses në informacionet me sekrete dhe ushtronte një ndikim të pakontrolluar. Vetë Liam Fox kërkoi falje para  dhomës së komunëve në Uestminster por as mbështetja e kryeministrit David Cameron nuk mundi ta shpëtonte ministrin ndërsa u zbuluan dhe lidhje lobimi që shkoni  përtej oqeanit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›