Takimi i G-20 bisedime per frenimin e krizes

Vazhdon në Paris takimi i ministrave të G20 që ka në qendër të tij krizën financiare europiane. Në një tavolinë të rrumbullakët ministra të ekonomisë dhe guvernatorë të bankave qëndrore nga 20 vende diskutojnë për frenimin e një krize që kërcënon të bëhet globale.
Vendet përtej Europës si SHBA apo Kanadaja kanë kërkuar paraprakisht një aksion më të vendosur që mund të frenojë krizën sa më shpejt të jetë e mundur. Diskutimet vazhdojnë dhe në nivel më të lartë Presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë rënë dakord për një koordinim më të ngushtë përpara samitit të ardhshëm të 20 vendeve më të fuqishme ekonomike në Kanë në fillim të nëntorit.
Në një bisedë telefonike të dy kanë shkëmbyer mendime për krizën e borxheve në eurozonë, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë pa dhënë hollësi të tjera. Por ndërsa rritet presioni ndaj qeverive europiane që të mbështesin bankat e tyre të prekura nga kriza e borxheve analistët thonë se nuk pritet që bisedimet të përfundojnë me ndonjë rezultat pozitiv.
Pas një jave takimi për krizën do të kryhet në nivel europian ndërsa në fillim të nëntorit do të takohen dhe krerët e 20 vendeve të industrializuara dhe atyre në zhvillim.
Delina Bitraku