Te indinjuarit apelojne kunder politikave financiare

Në 1 mijë qytete në 82 vende marshojnë të indinjuarit. 5 muaj pas manifestimeve të para në Spanjë, lëvizja është përhapur në mbarë planetin. Prej disa ditësh studentë e qytetarë manifestojnë kundër institucioneve financiare globale e sot sheshet qëndrore të qyteteve më të mëdha mbushen sërish. Nju Jork, Londra, Frankfurti, Madrid, Athina, Tel Aviv, e Santiago mbeten qyetet më simbolike të prostestës. Sipari i tubimeve u hap në Seul, Hong Kong e Manila.
Kortezhe të mëdha dhe në Europë. Në Greqi ku grevat kanë vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe parulla e sotme do të jetë “ të bashkuar për një ndryshim planetar” Sipas shembullit të lëvizjes amerikane të protestës "Occupy Wall Street" protesta kundër tregjeve financiare në Nju Jork do të mbahet para filialeve të bankës Chase-Manhattan - Bank.
Aktivistët e lëvizjes "Occupy Wall Street" i kanë bërë thirrje të gjithë simpatizanëtve që masivisht të mbyllin xhirollagaritë e tyre në bankat e përhapura në qytet. Me këtë duan të protesojnë kundër politikës së bankës së madhe JPMorgan Chase, që lë pas dore sipërmarrjet e vogla dhe tërheq paratë e tatimeve. Deri tani tubimet kundër tregjeve financiare kanë qenë përgjithësisht paqësore ndonëse ne shtetet e bashkuara forcat e rendit kanë ndërhyrë duke arrestuar qindra vetë.
Delina Bitraku