E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, mallkim qeverisë

Tiranë- Një ditë pas protestës të së dielës, partitë politike kanë gjetur rastit të shprehin falënderimet e tyre për pjesëmarrësit në këtë protestë. Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet nënkryetarit të saj Pëllumb Xhufi tha gjatë një konference shtypi se manifestimet e djeshme i treguan qeverisë dhe kryeministrit Berisha se krimi shtetëror i Gërdecit nuk është një aferë e mbyllur por është mallkimi i përjetshëm dhe fundi i kësaj qeverie.

“Dje populli i majtë, anëtarë dhe simpatizantë të LSI të opozitës së vërtetë, i shprehën një mesazh të fuqishëm qeverisë së Berishës. E cila është një qeveri që si rrallë ndonjë qeveri tjetër shqiptare ka vrarë qytetarët e vet, ka varfëruar qytetarët e vet dhe ia ka shitur interesat e vendit Fazlliçve të të gjithë botës”-theksoi Xhufi, kryetar i grupit parlamentar e “Majta për Integrim”.

Në këtë drejtim, Xhufi tha se “dita e djeshme ka dhënë mesazhin e duhur në raport me organet e ligjit, duke shprehur mbështetjen e popullit shqiptarë pa dallim partie, në të njëjtën kohë duke përkuar me forcë nga këto organe, duke filluar nga prokuroria e shtetit, të qëndrojnë sa më larg ndikimeve dhe instumentalizimeve politike dhe të kryejnë detyrën e tyre më me shpejtësi dhe më me profesionalizëm seç kanë bërë deri më sot”.

Në vijim, Xhufi tha se LSI-aj do të vazhdojë të mbajë ndezur këtë çështje duke bërë dhe presionin duhur politik, mbi organet kompetente që t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së kësaj tragjedie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›