Skandali Olldashi, firma mund ta shesë monopolin
TIRANE- Gazeta “Panorama” vijoi sot me zbërthimin e kontratës skandaloze së lidhur mes kreut të Transporteve, Sokol Olldashi dhe firmës “Albanian Telecommunication Union” sh.p.k, e cila ka marrë monopolin e shfrytëzimit të linjave të internetit për një periudhë 40 vjecare.
Kontrata e lidhur nga Olldashi me firmën ATU i jep të drejtën kësaj të fundit që ta rishesë atë.E thënë ndryshe, neni 17 i kontratës, i jep mundësinë firmës që mori me firmën e Olldashit monopolin e përdorjes së rrugëve kombëtare për shtrimin e fibrave optike, të bëjë sekserin me këtë monopol.
Gazeta zbërthen nenin 17- të të kësaj kontrate, ku në pikën b të këtij neni thuhet "Subjektit “Albanian Telecommunication Union” sh.p.k i lejohet që pas përfundimit të ndërtimit të rrjetit dhe vënies në eficiencë të tij të transferojë tek të tretë, me miratim me shkrim të ministrit përgjegjës për rrugët, tërësisht ose pjesërisht, të drejtat dhe detyrimet e tij sipas kësaj lejeje. Në çdo rast, miratimi do të bëhet vetëm pasi kërkesës t’i jetë bashkëlidhur dokumentacioni i plotë teknik, i cili sqaron mënyrën e përmbushjes nga pala që i transferohet e drejta materiale e mirëmbajtjes së rrjetit.”
E thënë më qartë firma mund të shesë kontratën vetëm nëpërmjet firmës së Olldashit. Një tjetër moment ku favorizohet firma e ministrit është dhe pika 3 e kontratës ku parashikohet që firma mund të zgjerojë linjat e internetit vetëm me firmën e Olldashit. Pjesa tjetër që zgjeron kushtet e monopolit të firmës është neni që tregon se si do të shiten nga ATU 4 fibrat optikë. Ndryshe nga kushti që i shtë vënë firmës për një pagesë 4 % të xhiros në shtet, firmat që duan të lidhin kontratë me ATU duhet të paguajnë 6 % të xhiros në shtet. Sa më shumë që hapen detajet aq më shumë dalin në pah mungesa totale e konkurencës dhe penalizmin e bizneseve të tjera.
Gazeta ndalet dhe në nenin 3 të kontratës i cili zbulon dhe zgjerimin e monopolit për firmën ATU. Ky nen parashikon që firma në fjalë të ndërtojë 2 linja kabllosh optikë për përdorimin e saj dhe 4 të tjera për tregti, pra 6 linja gjithsej. Por neni 3 zbulon se ky kapacitet ekskluziv për ATU mund të rritet.
“Subjekti “Albanian Telecommunication Union” sh.p.k mund të kërkojë rritje të kapaciteteve të fibrave optike tej kapacitetit të parashikuar në pikën a (prej 2 vende vetë dhe 4 vende të lira) të këtij neni, pas një periudhe 2-vjeçare nga nënshkrimi i marrëveshjes nëpërmjet rritjes së diametrit të rrjetit, me kusht që të kenë kaluar 6 muaj nga përfundimi i punimeve për ndërtimin e rrjetit të fibrave optike.”- thuhet në nen. Pra pas 2 vitesh “Albanian Telecommunication Union” mund të zgjerojë aktivitetin e saj monopol rrjedhimisht edhe fitimet.
(s.g/balkanWeb)