“Përgjimi”, shtyhet seanca ndaj Metës në Gjykatën e Lartë
TIRANË-Gjykata e Lartë ka shtyrë për datën 16 Shtator shqytimin e cështjes ndaj ish-zv/ kryeministrit Ilir Meta, që akuzohet nga për korrupsion aktiv pas publikimit të video skandalit nga ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti.
Seanca e sotme ishtë caktuar të zhvillohej në orën 13:00, por pasi u konfirmua mungesa e relatorit Ardian Dvorani, Gjykata vendosi që seanca të ndërpritej dhe të nisë më 16 Shtator.
Sot pritej që trupi gjykues të përzgjidhte ekspertët e rinj, që do të riekspertonin videoregjistrimin, pasi dy ekspertimet e specialistëve amerikanë dhe anglezë, u shfuqizuan.
Ndërkohë kujtojmë se seanca e fundit u shty pikërisht për shkakun se nuk ishin gjetur ekspertët. Gjykata e Lartë shpalli të pavlefshëm akt-ekspertimet e kryera nga dy ekspertët të huaj lidhur me këtë video.
Ish-zv/kryeministri Ilir Meta është vënë nën akuzën për korrupsion nga Prokuroria e Përgjithshme, pas publikimit në media të një video ku ai shfaqej me ish- ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, në një bisedë për disa tendera të ministrisë së Ekonomisë. Vetë zoti Meta e ka cilësuar videon, e realizuar nga ish-ministri Prifti, si një manipulim dhe shantazh ndaj tij.
(d.b/BalkanWeb)