Skandali Pango,nisin protestat

Lëvizja Rinore për Integrim ka organizuar sot një protestë gjatë orëve të para të mëngjesit përpara ministrisë së kulturës në shenjë proteste ndaj veprimit të ministrit Pango i cili duke shfrytëzuar postin ka tentuar të përfitojë seksualisht nga një vajzë që kërkonte punë. Anëtarë dhe mbështetës të LRI-së duke ironizuar slloganin me duar të pastra mbajnë parullat "Turp turp turp" kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes madje duke kërkuar edhe procedim penal ndaj ish-ministrit. Ndërkohë që edhe Këshilli studentor gjithashtu po proteston përpara ministrisë duke dënuar ashpër veprimet e ministrit dhe kanë fajësuar qeverinë për një situatë të tillë ndërkohë që është premtuar shërbesa me duar të pastra