Votuesit pa pasaporta, PS identifikon “të vetët”
PS ka bërë një identifikim të votuesve që janë pa pasaporta, në mënyrë që t’i ndihmojnë ata të pajisen me kartat e identitetit apo letërnjoftimet e reja. Ka rezultuar që rreth 92.238 votues janë të sigurt që do të hedhin votën për PS-në
TIRANE-PS-ja nxjerr rezultatet e para të mbështetjes së saj në Shqipëri. Edhe pse jo me shifra shumë optimiste, ky është vetëm fillimi i punës për evidentimin e votuesve të sigurt të PS-së, të cilët do të hedhin votën e tyre në 28 qershor. Socialistët kanë bërë një identifikim të votuesve që janë pa pasaporta, në mënyrë që t’i ndihmojnë ata të pajisen me kartat e identitetit apo letërnjoftimet e reja. Dhe, nga numri 733 mijë e 620 votues që nuk e kanë pasaportën, kanë rezultuar që rreth 92.238 votues janë të sigurt që do të hedhin votën për PS-në si subjekt. Duke e marrë në përqindje, kjo nuk shkon më shumë se sa 12-13 %, por në fakt nuk mund të merret as si një shifër vendimtare, pasi evidentimi i shtetasve pa pasaporta nuk është ndonjë kampion i sigurt për të nxjerrë edhe përqindjen totale të mbështetjes së zgjedhësve në të gjitha Shqipërinë, për partinë në opozitë. Ky lloj sondazhi është bërë deri në datën 28 shkurt të këtij viti. Shifrat mungojnë plotësisht vetëm për tre qarqe, atë të Shkodrës, Gjirokastrës dhe Durrësit. Ndërsa, për qarqet e tjera ka shifra, edhe pse ato nuk janë të plota. Në fazën e parë janë evidentuar rreth 35.019 votues pa pasaporta, të cilët janë mbështetës të PS-së. Ndërsa, në një fazë të dytë ka pasur shtesa të mbështetësve të PS-së, me rreth 57.219 votues.
(d.b/GSH/BalkanWeb)